back to top
February, 17, 2026
spot_img
BallinaLajmeAzdren Shala: Metafora e Game of Thrones e shpjegon qartë situatën politike...

Azdren Shala: Metafora e Game of Thrones e shpjegon qartë situatën politike në Kosovë.

- Advertisement -

Night King është forca që i aktivizon, i vë në lëvizje dhe i komandon të gjithë Army of the Dead. Pa të, ata nuk ekzistojnë. Në të njëjtën mënyrë, kasta politike e Albin Kurtit nuk aktivizohet dhe nuk vepron pa komandën e tij. Fuqia e tyre është Kurti vetë. As Donika Gërvalla, as Dimal Basha, as Hekuran Murati nuk kanë fuqi të pavarur për ta përhapur infeksionin që ua fshin shqiptarëve kujtesën kolektive për veten dhe për të kaluarën e tyre.

Në anën tjetër, përballë rrezikut që shoqëria të shndërrohet e tëra në shpirtra dhe mendje të vdekura, ashtu siç synon Night King në Westeros, apo siç synon Kurti në Kosovë, partitë opozitare, njësoj si mbretëritë e Westerosit, e konsiderojnë më të rëndësishme luftën mes vete sesa përballjen me rrezikun kryesor.

Kjo është tragjedia klasike e politikës: kur frika nga rivali i afërt e errëson vetëdijen për rrezikun ekzistencial. Kur armiqtë e vegjël duken më kërcënues se ai që e shkatërron vetë terrenin e lojës, atëherë loja është e humbur.

Nëse nuk e fitojmë luftën me Kurtin, atëherë të gjithë do të bëhemi si ai. Pas kësaj nuk ka më rëndësi se cili trup i vdekur e merr pushtetin në errësirën që ai do ta krijojë. Sepse aty ku pushteti reduktohet në komandë dhe bindje, individët pushojnë së qeni njerëz dhe shndërrohen vetëm në mjete të një vullneti të vetëm.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -