Home Featured Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

0
Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Një person është arrestuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar.

I njëjti dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në protestat e majit të vitit 2023.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023. Për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here