back to top
January, 15, 2026
spot_img
BallinaLajmeKOSTT-i paralajmëron reduktime të rrymës gjatë ditës për shkak të rrezikut në...

KOSTT-i paralajmëron reduktime të rrymës gjatë ditës për shkak të rrezikut në sistem

- Advertisement -

Kompania Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka paralajmëruar se është e detyruar të reduktojë energjinë elektrike gjatë ditës së sotme, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së sistemit.

Nga kjo kompani është sqaruar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për stabilizimin e sistemit, por se këto masa nuk kanë qenë të mjaftueshme.

“Këto devijime po ndikojnë negativisht në rrjetin interkonektiv evropian, po rrisin ndjeshëm rrezikun për stabilitetin e sistemit dhe mund të sjellin pasoja serioze për KOSTT-in, përfshirë masa ndëshkuese dhe rrezikimin e Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E”, thuhet në komunikatën e KOSTT-it.Ndërkaq, është thënë se me përmirësimin e situatës dhe stabilizimin e balancimit, KOSTT-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për rikthimin e stabilitetit të sistemit.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -