back to top
January, 13, 2026
spot_img
BallinaLajmeDurmishi del në terren, shikon nga afër punimet për sanimin e autostradës...

Durmishi del në terren, shikon nga afër punimet për sanimin e autostradës “Ibrahim Rugova” pas reshjeve të fundit

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se ka dal në terren për të parë nga afër punimet që po bëhen në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ pas reshjeve të fundit të cilat kanë shkaktuar rrëshqitje dheut.

“Sonte isha në terren për të parë nga afër punimet e sanimit emergjent dhe të përkohshëm të rrëshqitjes së shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka njoftuar se ndërhyrja u realizua me shpejtësi, me qëllim që autostrada të mos bllokohej në asnjë moment dhe qarkullimi të zhvillohej sa më i lehtë dhe i sigurt.

“Po ashtu, jemi në fazën finale të nënshkrimit të kontratave për sanimin e plotë dhe të përhershëm të të gjitha rrëshqitjeve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka shkruar në njoftim Durmishi.

Fotografia e Hysen Durmishi
Fotografia e Hysen Durmishi
Fotografia e Hysen Durmishi
Fotografia e Hysen Durmishi
Fotografia e Hysen Durmishi

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -