back to top
January, 13, 2026
spot_img
BallinaLajmeGjyqtari kosovar nga Vushtrria, Naim Azemi fiton në Austri titullin Blue Badge

Gjyqtari kosovar nga Vushtrria, Naim Azemi fiton në Austri titullin Blue Badge

- Advertisement -

  • Në Linz të Austrisë, u mbajt turneu prestigjioz ndërkombëtar WTT Youth Contender Linz, një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin botëror të pingpongut për moshat e reja, ku marrin pjesë lojtarët më të mirë nga e gjithë bota.

Përveç garave, ky turne shërben edhe si platformë për vlerësimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të referëve, në aspektin kualitativ. Në këtë kuadër, gjyqtari kosovar nga Vushtrria, Naim Azemi u vlerësua nga dy specialistë ndërkombëtarë, nga të cilët mori vlerësimin maksimal, duke përmbushur me sukses të plotë kushtin për marrjen e titullit prestigjioz Blue Badge (BB).

Sipas një njoftimi të Federatës së Pingpongit të Kosovës (FPPK), thuhet se vlen të theksohet se nga 12 kandidatë nga mbarë bota që ishin pjesë e këtij procesi vlerësimi, vetëm dy referë arritën ta kalojnë me sukses, ndër ta edhe Naim Azemi, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi dhe kompetence në gjykimin ndërkombëtar.

Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme jo vetëm për vetë gjyqtarin Azemi, por edhe për sportin e pingpongut dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

FPPK e përgëzon gjyqtarin Naim Azemi për një arritje të tillë dhe i uron suksese të mëtutjeshme.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -