Influencerja e njohur shqiptare Rike Roçi ka reaguar së fundmi përmes një postimi reflektues në rrjetet sociale, ku ka ndarë mendimin e saj mbi ndikimin e ekspozimit të tepërt online, transmeton IndeksOnline.
Sipas saj, në vitin 2026 luksi i vërtetë nuk do të lidhet me famën apo dukjen në rrjete sociale, por me mungesën nga to. Roçi thekson se rrjetet sociale janë kthyer në mjete që matin vlerën e ekzistencës publike, duke gjeneruar stres, lodhje dhe ndjenjë pamjaftueshmërie te njerëzit.
Ajo shton se ekspozimi i vazhdueshëm krijon presion psikologjik dhe largon individin nga vetja, ndërsa thekson se mediat sociale duhet të mbeten mjete komunikimi dhe jo identitet.


