back to top
January, 11, 2026
spot_img
BallinaLajmeNdalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në një segment të rrugës Ferizaj –...

Ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në një segment të rrugës Ferizaj – Prishtinë

- Advertisement -

shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, është marrë vendim për të ndaluar përkohësisht qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Segmenti i prekur është ai nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt. Vendimi u mor në koordinim me zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës.

Sipas njoftimit të policisë, qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës.

“Ky veprim është ndërmarrë si masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e rrezikut në trafik.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -