Meqë tash “dihet” se krejt opozita janë tradhtarë, janë me Serbinë, janë hajna e çfarë jo tjetër, atëherë gara e patriotizmit ka mbet vetëm brenda PARTISË SË KUSIAVE (VV):
Pra, kush është më patriot?
1.
Mimoza Kusari – e cila mban takime me shoqen e saj serbe që Adem Jasharin e ka quajtur terrorist?
2.
Albin Kurti – kryeministri i vetëm në Evropë me familje jashtë vendit, familja e të cilit nuk e flet gjuhën amtare të kryeministrit?
3.
Dejona Mihajli – “truri” politik i VV”, e bija e grekut?
Ehhh more, eh more… sa trutredhuri gjithandej…
Kështu ndodh kur patriotizmi zbret në nivel parulle si në rastin e PARTISË SË KUSIAVE (VV) , atëherë shëndërrohet në mjet për përjashtimi të tjetrit, e jo në standard sjelljeje.
Ndërsa në shoqëritë normale, patriotizmi nuk matet me zë të lartë, por me koherencë morale, përgjegjësi publike dhe me qëndrueshmëri veprimi.
Simbolika patriotike e PARTISË SË KUSIAVE (VV) bie ndesh me praktikën reale. Sido që të jetë, është pikërisht ky idealizëm politik i rrejshëm që shërben si ushqim për trutredhurit të cilët kane varësi nga urrejtja mes shqiptarëve…
Ky pra është vetëm inflacion simbolik dhe deficit serioz legjitimiteti (për të mos thënë me lehtësi TRADHTI (nëse do ishim shprehur me gjuhën e KUSIAVE).

