Shperndaje
Aktorja e njohur dhe ish-banorja e BBVIP 1, Arjola Demiri, ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj Mateos, duke e akuzuar atë se po e përdor emrin e Brikenës për të mbijetuar në lojë.
Debatet rreth raportit mes Mateo Borrit dhe Brikenës në edicionin aktual të “Big Brother VIP Albania” kanë kaluar muret e shtëpisë, duke nxitur reagime edhe nga personazhet e njohur të ekranit. Së fundmi, ka qenë aktorja Arjola Demiri ajo që ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale.
Arjola ka publikuar një video ku Mateo shihet duke folur sërish për njohjen e tyre jashtë shtëpisë, veprim ky që ka irrituar aktoren tropojane.
Demiri nuk i ka kursyer fjalët e rënda, duke ia bërë të qartë Mateos se pa emrin e Brikenës, ai nuk do të kishte asnjë peshë në këtë format. Sipas saj, ai ka hyrë në shtëpi vetëm me “etiketën” e ish-it dhe nuk po tregon asgjë nga personaliteti i tij.
“Ajo nuk do të njihet përmes teje. Nuk ka nevojë të thotë gjë, mjafton që nuk të dëgjon më. Flet pa zë dhe pa figurë”, ka shkruar Arjola, duke mbrojtur qëndrimin e Brikenës dhe heshtjen e saj ndaj provokimeve.
Aktorja e ka kritikuar Mateon edhe për mënyrën se si po fshihet pas komenteve të të tjerëve, duke i bërë thirrje që ta mbyllë këtë kapitull njëherë e mirë. Sipas Arjolës, përpjekjet e tij për të fituar vëmendje përmes një raporti të përfunduar po duken të dëshpëruara.
Ky reagim ka ndezur rrjetin, ku komentuesit janë ndarë në dysh: disa që mbështesin Arjolën për mbrojtjen e figurës së femrës, dhe të tjerë që mendojnë se Mateo ka të drejtë të rrëfejë versionin e tij të historisë.

