back to top
January, 12, 2026
spot_img
BallinaLajmeVdekja e trishtë e 36-vjeçarit në Prizren, Policia zbardhë detajet e fundit...

Vdekja e trishtë e 36-vjeçarit në Prizren, Policia zbardhë detajet e fundit për rastin

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ukshin Hoti”, përballë restorantit “Oferta”.

Ngjarja është raportuar rreth orës 12:40, kur Policia ka pranuar informatën se Faruk Taç, djali i pronarit të firmës “EURO-BAN COLOR”, dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Njësitë policore, së bashku me shefin e ndërrimit, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e të riut.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit, hetimet rajonale si dhe njësitë e tjera relevante, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.

Lajmi është konfirmuar nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Sot me datën 07.01.2026, rreth orës 12:40, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ukshin Hoti”, në lagjen Arbana në Prizren, një person dyshohet se nuk ka shenja jete. Menjëherë, patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e emergjencës”.

“Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit. Viktima është identifikuar si F.Th., mashkull, rreth 36 vjeçar, nga Mamusha”.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike mbeten nën hetim.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -