Shperndaje
Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagime të shumta, teksa këtë herë është shfaqur në rolin e opinionistes në Big Brother VIP Albania.
E pyetur drejtpërdrejt për raportin e saj me kunatën, Monika u shpreh pa dorashka, duke thënë me krenari se nuk flet me të që nga lindja e fëmijës së saj të parë. Kjo deklaratë lë të kuptohet se prej shumë vitesh në familjen e tyre nuk ka mbizotëruar paqja.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte batuta ironike e Kryemadhit, e cila u shpreh:
“Po të ishte e mirë, do ta kishte emrin Kudita”, një fjali që u komentua gjerësisht si brenda studios.


