back to top
January, 12, 2026
spot_img
BallinaLajmeKy është i riu nga Presheva që e ka një kërkesë për...

Ky është i riu nga Presheva që e ka një kërkesë për Albin Kurtin

- Advertisement -

Shpërndaje 

Argjent Memeti, një i ri nga Lugina e Preshevës, ka ndarë publikisht zhgënjimin dhe historinë e tij, duke i drejtuar një apel Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai rrëfen se ëndrra e tij për t’u bërë ushtar dhe për t’i shërbyer kombit u ndërpre jo për mungesë vullneti, por për shkak të statusit juridik që kanë shqiptarët e Preshevës.

Si shtetas i Serbisë, Memeti thekson se nuk ka mundësi të konkurrojë as në institucionet e Kosovës dhe as në ato të Shqipërisë, duke u ndjerë i përjashtuar nga dy shtete që i konsideron të tijat. Sipas tij, kjo situatë ka detyruar shumë të rinj preshevarë të marrin rrugën e gurbetit, për shkak të diskriminimit dhe mungesës së perspektivës, shkruan “Kosovarja”.

Në mesazhin drejtuar Kryeministrit Kurti, ai kërkon angazhim konkret për të rinjtë e Luginës, që ata të kenë mundësi reale për të studiuar, punuar dhe realizuar ëndrrat e tyre në Kosovë dhe Shqipëri, pa u penguar nga çështja e shtetësisë. “Na duhet një shtetësi e kombit që na takon,” është mesazhi i tij kryesor.

Historia e Memetit po shpërndahet gjerësisht në rrjete sociale, duke rikthyer në vëmendje çështjen e të rinjve shqiptarë të Preshevës, të cilët kërkojnë jo privilegje, por të drejta të barabarta.

6

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -