Home Featured Plagosja në Podujevë, publikohen pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosja në Podujevë, publikohen pamje nga vendi i ngjarjes

0
Plagosja në Podujevë, publikohen pamje nga vendi i ngjarjes

Shperndaje

Dy persona janë plagosur në Podujevë mbrëmjen e së dielës.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka njoftuar se policia për këtë rast ka arrestuar dy të dyshuar.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar.  Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Mediumi IndeksOnline ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes. Në bazë të pamjeve, shihet se incidenti ka ndodhur pranë një pompe derivatesh, ku edhe janë vendosur numrat e provave nga Policia e Kosovës.

Rasti po cilësohet si “vrasje në tentativë”.

https://fb.watch/EqEU3G0W6C

plagosje në Podujevë Policia e Kosovës pompë benzine

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here