Myslimanët pastrojnë vullnetarisht qendrën e Essenit në mëngjesin e Vitit të Ri

Rreth 20 besimtarë myslimanë janë mbledhur herët në mëngjesin e Vitit të Ri për të pastruar vullnetarisht sheshin Willy-Brandt-Platz në qendër të qytetit të Essenit, i cili ishte i mbushur me mbeturina pas festimeve të natës.

Ata e realizuan aksionin në mënyrë të pavarur, duke theksuar se janë qytetarë të përgjegjshëm dhe të angazhuar për të mirën e përbashkët.

Sipas mediave gjermane, përveç pastrimit të qytetit, ky veprim kishte për qëllim edhe zvogëlimin e paragjykimeve dhe thyerjen e stereotipeve ndaj besimtarëve myslimanë në shoqëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *