back to top
December, 29, 2025
spot_img
BallinaLajmeYmeri: Vendi vendosi me përzanë rininë, duke duartrokit Kurtin e duke marrë...

Ymeri: Vendi vendosi me përzanë rininë, duke duartrokit Kurtin e duke marrë 100 euro

- Advertisement -

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputete, Janina Ymeri, ka reaguar sot, pasi partia e saj doli e treta në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Teksa ka nisur numërimi i votave për ata që synuan karrige në Kuvend, Ymeri kishte një mesazh të qartë për qytetarët e Kosovës.

Rezultatin, i cili thotë se nuk e çuditi, ajo e ka ndërlidhur me një fjalë të popullit: Parja flet vet, shkruan Klankosova.tv

“Vota e përcakton vetëm arenën e kontributit edhe opozitarizmit por jo edhe rezultatin final në jetë, të paktën për mua.

Nga ana tjetër nuk më vjen cudi nga rezultati. Jemi vend i varfër edhe me arsimim jo të nivelit ku dëshirojmë po sidomos i varfër. Siç thotë populli: Parja flet vet.” – ka shkruar ajo.

Skandalet e qeverisë Kurti, sipas saj, nuk kanë lënë shenjë te populli, mentaliteti i të cilit, Ymeri thotë se u tregua dje.

“Ka fol me rrymë, me Martina, hajni tenderesh por bindshëm, se ky popull e don parën pa punu, ka fol mbrëmë. Kjo tregon edhe per mentalitetin tone edhe elektorati ka cdo te drejte në përzgjedhje.

Pra, vendi ka vendos me përzanë rininë e vet, duke duartrokit Albin Kurtin e marr 100 Euro disa here vit.

E rëndësishme është ta dish se ku po reshtohesh, kë po duartrokit e për çfarë Kosove po punon, për një njeri që është kunder vendit të tij edhe e largon rininë si Albini apo për Kosovën.”

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -