back to top
December, 30, 2025
spot_img
BallinaLajmeKQZ-ja e konfirmon: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë,...

KQZ-ja e konfirmon: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, nuk ka telashe

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe procesi zgjedhor ka nisur në të gjithë Kosovën, pa asnjë telashe.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se materiali zgjedhor, përfshirë fletëvotimet, është shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit që në orët e hershme të mëngjesit.

“Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë. Sot procesi i votimit do të zhvillohet në 948 qendra të votimit. Numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 999 mijë, që janë shpërndarë në 38 komuna”, tha Elezi në një konferencë për media.

Ai shtoi se numri i përgjithshëm i votuesve është 2 milionë e 76 mijë e 290 votues, ku brenda territorit të vendit janë 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë, ndërsa jashtë saj 77 mijë e 86 votues. Procesi brenda vendit do të zhvillohet në 948 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 614 vendvotime.

Numri i subjekteve politike të certifikuara është 24: 18 parti, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Elezi foli edhe për procedurën e numërimit të votave dhe transmetimin e rezultateve.

“Sa i përket rezultateve, sipas Ligjit, numërimi i fletëvotimeve të subjekteve bëhet në vendvotime, kurse votat e kandidatëve, numërimi bëhet në qendrat komunale të numërimit. KQZ-ja ka bërë përgatitjet që gjatë ditës së sotme të transmetojë të dhënat në disa orare të ndryshme, dhe në mbrëmje transmetimin e rezultateve. Në bazë të përgatitjeve që janë bërë, besojmë se para orës 20:00 do të fillojmë me rezultatet e para”, tha ai.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -