back to top
December, 26, 2025
spot_img
BallinaLajmeKabashi: Prokuroria ka nisur hetime ndaj menaxhmentit të Trepçës për shkelje të...

Kabashi: Prokuroria ka nisur hetime ndaj menaxhmentit të Trepçës për shkelje të të drejtave të punëtorëve

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Festim Kabashi, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me, siç tha ai, shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të punëtorëve në ndërmarrjen “Trepça”. Përveç kësaj Kabashi ka treguar edhe për ‘pavarësinë’ e njësive në veri që nuk i japin fare llogari shtetit të Kosovës.

Ndërsa për keqptrajtimin e punëtorëve sipas Kabashit, pas instalimit të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në menaxhmentin e Trepçës, në këtë ndërmarrje është krijuar një situatë kaotike që po dëmton drejtpërdrejt punëtorët. Ai tha se çdo i treti punëtor i Trepçës është përjashtuar nga puna, është degraduar në pozitë ose është vendosur në pushim të detyrueshëm.

“Mos të flasim për transfere të qëllimshme, krejt kjo për t’ua bërë punën të pamundur punëtorëve, që ata të detyrohen ta lënë vendin e punës. Ky kaos, të dashur miq, po ndodh pas instalimit të anëtarëve të Vetëvendosjes në Trepçë”, ka deklaruar Kabashi.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se, sipas informatave të tij, Prokuroria ka nisur hetime ndaj menaxhmentit të Trepçës për qasjen ndaj punëtorëve, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt zbardhjes së përgjegjësive. Kabashi ka kërkuar ndaljen e menjëhershme të praktikave që, sipas tij, cenojnë dinjitetin dhe të drejtat e punëtorëve, si dhe ka bërë thirrje që Trepça të menaxhohet në mënyrë profesionale, transparente dhe në interes të punëtorëve dhe ekonomisë së vendit.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -