Arian Agushi i njohur si Gold Ag ka reaguar me dhimbje pas vdekjes së këngëtarit Shemi i grupit “Ilirët”.
Ai ka ndarë një fotografi krah artistit, mbi të cilën ka shkruar: “Zoti ta faltë Xhenetin Shem”.

Ndër të tjera, Gold Ag ngushëlloi të gjithë ata që e deshën pa hile.
“Faleminderit për këngët e mira që na i le kujtim, faleminderit për këshillat dhe për humorin që e kishim pa hile mes vete. Lus Zotin e plotëfuqishëm që të falë e mëshiron, e djemve ngushëllimet më të sinqerta si dhe gjithë atyre që të deshën pa hile”, ka shkruar artisti

