back to top
December, 21, 2025
spot_img
BallinaLajmePritjet e gjata në kufijtë kroat, Sveçla telefonon ministrin Božinović

Pritjet e gjata në kufijtë kroat, Sveçla telefonon ministrin Božinović

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një bisedë me homologun kroat të tij, Davor Božinović.

Në telefonatë, Sveçla i adresoi Božinovićit shqetësimet e bashkatdhetarëve, lidhur me pritjet në pikëkalimet kufitare, gjatë ardhjes në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Rreth kësaj, Sveçla thotë se biseduan mbi modalitetet për një kalim kufitar sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët tanë, transmeton IndeksOnline.

“Ministri Božinović shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij që brenda rregullave të adresojë këtë kërkesë timen. Me këtë rast falënderoj Ministrin për vullnetin dhe gatishmërinë si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy ministrive tona” shkroi Sveçla.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -