back to top
December, 19, 2025
spot_img
BallinaLajmeAvari në një stabiliment të tensionit të lartë, këto vende mbesin pa...

Avari në një stabiliment të tensionit të lartë, këto vende mbesin pa rrymë

- Advertisement -

Operatori i Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT) ka njoftuar për një avari në stabilimentin e tensionit të lartë në Nënstacionin e Rahovecit.

Si pasojë e kësaj avarie dhe ngarkesave të larta në sistem, një pjesë e konsumatorëve në Rahovec, Malishevë dhe Xërxë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike.

“KOSTT njofton opinionin se, si pasojë e ngarkesës së lartë në sistem, sot rreth ora 14:00, në NS Rahovec 110 35 10(20) kV ka ndodhur një avari në anën 35 kV, ku kanë rënë dy transformatorët TR1 dhe TR2”.

KOSTT tha se ekipet i kanë në terren dhe janë duke “punuar intensivisht për lokalizimin e shkakut dhe rikthimin e furnizimit në kohën më të shpejtë të mundshme, në mënyrë të sigurt”.

KOSTT tha se kërkon mirëkuptim nga qytetarët e prekur dhe se do të njoftojë publikun për zhvillimet dhe rikthimin e plotë të furnizimit.

energji elektrikemungese

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -