Ambasada amerikane në Kosovë ka uruar majoren e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti–Quigley, e cila u diplomua në Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico të Virxhinias.
Ajo u bë oficerja e dhjetë nga Kosova që përfundon programin prestigjioz.
“E mbështetur nga DOJ-ICITAP i Ambasadës së SHBA-së dhe FBI LEGATT në Sofia, ajo i bashkohet mbi 53,000 profesionistëve të zbatimit të ligjit të trajnuar që nga viti 1935. Urime, Majore”, thekson kjo ambasadë,
Mehmeti-Quigley u diplomua në sesionin e 296-të të kësaj akademie në SHBA, transmeton Klankosova.tv.
Ajo i ishte bashkua Policisë së Kosovës në vitin 2000, duke hyrë në këtë institucion menjëherë pas themelimit .

