back to top
December, 19, 2025
spot_img
BallinaShow Bizz‘Kërkonte bashkëpunime, s’ia kthenin mesazhet’, flet halla e Shpatit

‘Kërkonte bashkëpunime, s’ia kthenin mesazhet’, flet halla e Shpatit

- Advertisement -

E ftuar në televizionin Alsat, halla e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka folur për herë të parë pas humbjes së tij.

Ajo ndau me publikun kujtimet e saj për karrierën e shkëlqyer muzikore të nipit, për pasionin dhe suksesin që ai arriti në skenën shqiptare.

Ajo shprehu me dhimbje të thellë, se Shpati kishte kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje nga kolegët e tij kohët e fundit të karrierës, por kjo nuk kishte ndodhur.

“Ajo që më dhemb më shumë është se Shpati kërkoi, kërkoi bashkëpunime e ndoshta as mesazhet nuk ia kanë lexuar! Pse nuk i duam kurrë kur kemi njëri-tjetrin? Kjo është e dhimbshmë”, shprehet mes tjerash halla e Shpatit.

Kjo deklaratë prekëse shënoi një moment emocional në intervistë, duke ngritur pikëpyetje rreth marrëdhënieve brenda komunitetit artistik.

Ajo zgjodhi të mos përmendte emra, por theksoi mungesën e mbështetjes, një temë që duket se i ka lënë një plagë të thellë familjes Kasapi. /Prive By Liberta Spahiu.

https://www.instagram.com/reel/DSA4upvjUEB/?l=1&fbclid=IwY2xjawOlOFBleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAwzNTA2ODU1MzE3MjgAAR49L-2xcbbemMBbAYhGmrrK4Hc7BndoBQEuIsuvGCC-Y4dV5H-yqMu6drC-RA_aem_Xi43LyodGaRI8hNGCyFClw&utm_source=ig_embed


Shpat Kasapi

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -