Home Featured ‘Shtëpia e barit’, Elvis Pupa dhe bashkëshortja reagojnë me ironi në rrjete sociale

‘Shtëpia e barit’, Elvis Pupa dhe bashkëshortja reagojnë me ironi në rrjete sociale

0
‘Shtëpia e barit’, Elvis Pupa dhe bashkëshortja reagojnë me ironi në rrjete sociale

Shpërndaje
Në muajin maj të këtij viti, u përfol se Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij, Belina, akuzoheshin në Australi për kultivim të një sasie të konsiderueshme kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në furnizimin me energji elektrike.

Belina u paraqit në një gjykatë në Australi dhe autoritetet e shpallën atë të pafajshme.

Më vonë, në një deklaratë, terapistja dhe influencuesja e njohur tregoi se ambientet ku u regjistruan shkeljet ligjore ishin në pronësi të saj, por të dhëna me qira.

Ndërkohë së fundmi, çifti i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku duket se kanë bërë ironi me këtë ngjarje.

Biseda e Elvisit dhe Belinës në videon e postuar në “Instagram”:

Elvis: Ne jemi grupi armiqësor Midhja. Unë kam hedhur në erë hidrocentralin e Peqinit.

Belina: Hidrocentralin e kam pasur unë pra!

Elvis: Po unë çfarë kam patur?

Belina: Ti ke patur serat!

Elvis: Po unë kam hedhur në erë serat e Sukthit. Kjo, hidrocentralin e Peqinit. Sa grup i rrezikshëm paskemi qenë more.

Belina: Po ça do thotë bota për ne?

Elvis: Bota? “E hodhën dobiçin në ferr e tani dalin na hedhin hi syve ne.”

https://www.instagram.com/reel/DRSbYblCNkq/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=NTc4MTIwNjQ2YQ==

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here