Home Featured Osmani tha se janë shkatërruar 900 banda kriminale, Behrami: Doktrinë serbe e gënjeshtrave

Osmani tha se janë shkatërruar 900 banda kriminale, Behrami: Doktrinë serbe e gënjeshtrave

0
Osmani tha se janë shkatërruar 900 banda kriminale, Behrami: Doktrinë serbe e gënjeshtrave

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, dhënë për mediumin prestigjioz “Politico”, ku tha se Kosova ka shkatërruar mbi 900 banda kriminale.

Behrami me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka quajtur këtë si “doktrinë serbe e gënjeshtrave”. Ai ka thënë se gjatë kohës sa ishin në opozitë, përhapnin stereotipe për Kosovën “si me qenë favella e Ballkanit”, shkruan Insajderi.

“Një shtet kriminal, me 900 banda, drogë, zhvatje, prostitucion… Tani që kanë ardhur në pushtet, po mundohen t’i zhdukin stereotipet që vetë i kanë përhapur. Edhe kësaj radhe me të njëjtën doktrinë. Me doktrinën serbe të gënjeshtrave”, ka deklaruar Behrami në ‘Facebook.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fartan.behrami%2Fposts%2Fpfbid02cdNjUiEVJVuJ5D4Zs46pG5bxPGuS8TyZwVezwdJwumNmqVyCC5nENuw84pMApCeJl&show_text=true&width=500

Artan Behrami banda kriminale Politico Vjosa Osmani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here