Gazetari Parim Olluri tha se vetëm brenda një muaji janë shpenzuar mbi 5 mijë euro nga taksat për dreka dhe darka në restorantin “Bukë e Zemër” që është në pronësi të Ridvan Muharremit.
Olluri tha se kjo tregon se edhe nëse nuk do të kishte klientë të tjerë, ky biznes do të mbahej vetëm nga paratë e taksave.
“Veç brenda një muaji mbi 5 mijë e 200 euro kanë shkuar në llogarinë e shokut të Albin Kurtit, Ridvan Muharremit. Para të taksave tona. Domethënë, ky Ridi jeton mirë edhe nëse nuk i shkon askush në restorant. Jeton mirë vetëm prej drekave e darkave të Kryeministrisë. I dalin boll,” shkroi ai.
Postimi i plot:
Tutje, ai ka ironizuar duke thënë se “Albini nuk vjedh pasi i shpërndan paratë në llogari të shokëve”.
“Tani thonë ‘Albini nuk vjedh’. Veç në llogarinë e vet s’po i transferon direkt paratë e popullit. Po i shpërndan nëpër llogari të shokëve,” tha ai në një postim në “Facebook.”
Vec brenda nje muaji mbi 5 mije e 200 euro kane shkuar ne llogarine e dostit te Albin Kurtit, Ridvan Muharremit. Pare te taksave tona.
Domethane, ky Ridi jeton mire edhe nese nuk i shkon askush ne restaurant. Jeton mire vec prej drekave e darkave te kryeministrise. I dalin boll.
Tani thojne ‘Albini nuk vjedh’. Vec edhe ne llogari te veten qe s’po i transferon direkt paret e popullit.
Po i shperndane neper llogari te dostave.



