Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka shkaktuar të qeshura kur është pyetur se përse kohët e fundit po poston vetëm foto të vjetra dhe jo imazhe aktuale. Përgjigja e saj lidhej direkt me “burrin”, term me të cilin ajo i referohet sulmuesit të njohur të Kombëtares, Mirlind Dakut.
“S’po m’len burri me postu të reja se po m’kap kishe msyshi”, – ka shkruar Vesa, duke nënkuptuar me shaka se partneri i saj është paksa “xheloz” ose supersticioz për sytë e botës.
Por, konfirmimi më i fortë se bëhet fjalë pikërisht për futbollistin Mirlind Daku, erdhi në pyetjen pasuese. Kur u pyet për mbështetjen e partnerit ndaj jetës së saj publike, Vesa dha detajin që të gjithë e prisnin:




