Arrestohet pronari i kompanisë “Valoni Titan”, Naser Deliu nga Skenderaj – punëtori i lëndohet në vendin e punës në Gjilan

Një punëtor ka mbetur i lënduar gjatë punës në kompaninë “Valoni Titan” në Gjilan. Pronari i kësaj kompanie, Naser Deliu është ndaluar 48 orë me urdhër të prokurorit.

Sipas burimeve të Sinjalit, pas hetimeve të zhvilluara dhe konsultimeve me Prokurorin e çështjes, është thirrur për intervistë pronari i kompanisë, Naser Deliu, në lidhje me rrethanat e incidentit ku është lënduar Rinor Haxhiu.

Deliu ka dhënë deklaratë me shkrim për mënyrën e kontraktimit dhe kushtet e punës, ndërsa pas vlerësimit të provave dhe deklarimeve, Prokurori i çështjes ka lëshuar vendim për ndalimin e tij policor.

I dyshuari është vendosur në Qendrën e Ndalimit Policor për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *