Adem Grabovci: Kurti është njeri i papërgjegjshëm dhe VV-ja është subjekti më i dështuar

Date:

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka komentuar rezultatin zgjedhor të partisë së tij, zhvillimet politike në vend dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Duke folur për situatën politike pas zgjedhjeve parlamentare, ish-deputeti Grabovci tha se asnjë parti nuk ka arritur të dalë fituese absolute.

“Zgjedhjet nacionale kanë dhënë rezultat që asnjë parti nuk ishte fituese. VV ka dalë e para, por nuk e ka fuqinë politike për të ndërtuar institucione dhe kjo dikton futjen në negociata. E negocimi nënkupton edhe kompromis dhe ndarjen e interesave me partitë e tjera për të krijuar fuqinë politike për formim të Qeverisë”, ka deklaruar ai.

Sipas Grabovcit, përgjegjësia për bllokimin e institucioneve bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti.

“Këtë e kam parë të pamundur tek Kurti sepse ai nuk ka treguar gatishmëri dhe ka ardhur deri tek kjo bllokadë. Bllokues i shtetit dhe subjekti më i dështuar dhe lideri me përgjegjësinë më të madhe është Kurti. Këtë nuk e thotë vetëm opozita, por edhe SHBA”, ka thënë ai.

Grabovci është shprehur se nuk sheh asnjë mundësi bashkëpunimi me Kurtin.

“Unë nuk shoh ndonjë mundësi të bashkëpunimit me një njeri të papërgjegjshëm, që i ka bërë dëme shtetit dhe i cili i ka prishur raportet me SHBA dhe BE”,  ka potencuar ai.

Ai ka theksuar se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja.

“Si zgjidhje i shoh zgjedhjet nacionale dhe uroj që qytetarët të vlerësojnë dhe të vendosin a duan shtet të izoluar apo me perspektivë. Perspektiva jonë sigurohet vetë duke i ruajtur raportet me SHBA”, ka thënë për Front Online Grabovci.

Adem Grabovci

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Artani and Brikena: A Heated Clash in Big Brother VIP Albania

Today, the house of “Big Brother VIP Albania” turned...

“Is Egli Tako in a relationship with the former Big Brother contestant?”

Egli Tako seems unable to escape the curious eyes...

Breaking News: Alush Kastrati Found After Being Missing Since March 7

The elderly man Alush Kastrati has been found by...

Osmani Requested a “Trepça” Mineral Stone to Gift to President Trump, Government Refused to Provide It

On the 18th anniversary of Kosovo’s declaration of independence,...