Berat Buzhala: Koalicioni PDK–LVV është ftesë për Tribunalin Special që Thaçi e Veseli të dënohen 25 vjet

Gazetari, Berat Buzhala, ka reaguar ashpër ndaj ideve për një bashkëpunim të mundshëm ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje qoftë edhe në nivel lokal.

Buzhala e ka quajtur një koalicion të tillë si një “ftesë publike për Tribunalin Special që Thaçi e Veseli të dënohen në mënyrë të pamëshirshme, mundësisht kah 25 vjet”.

Ai ka shkuar më tej duke thënë se “kushdo në PDK që e shqyrton, qoftë edhe teorikisht, një mundësi të tillë është njeriu më i poshtër në politikën e Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *