back to top
October, 24, 2025
spot_img
BallinaLajmeMarshi i motoristëve në Hagë, Tahiri: U bashkuan ata që ndjenë veten...

Marshi i motoristëve në Hagë, Tahiri: U bashkuan ata që ndjenë veten shqiptarë

- Advertisement -

Të dielën në Hagë, mbërritën rreth 150 motoristë që prej Prekazit legjendar u nisën të mërkurën.

Kësaj eskorte, ish-luftëtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri thotë se iu bashkuan ata që e ndjenë veten shqiptarë.

“Ata që e kanë ndje vetën shqiptar, nuk kanë prituar t’i bashkohen kësaj eskorte”, u shpreh ai.

Në ndërkohë, në emisionin “Kosova Today”, Tahiri bëri të ditur se çfarë rruge përshkuan këta motoristë.

“Bashkë me gjeneralin Nasim Haradinaj, Smajl Tashollin e të tjerë, kemi vendosur mu nis nga Prekazi, duke vizituar edhe disa pjesë të varrezave të dëshmorëve në Dukagjin, drejt Durrësit në anije. Pastaj në Cyrih, e pastaj në Dyseldorf, prej atje në Hagë”.

Ai thotë se nuk ka guxuar as të mendojë se sa kilometra ishte i tërë ky rrugëtim.

Mes tjerash, Tahiri tha se marshi i tyre shkoi në rregull, pa ndonjë aksident apo incident.

Gjatë diskutimit me gazetarin Kron Sadiku, Tahiri u pyet edhe për kohën e luftës, e për emblemën e UÇK-së.

“Lufta nuk të kujton gjëra të mira se është krejt vuajtje, por mua më kujton se kur i kam parë për herë të parë Mujën, Dautin, Rexhën, me maska e në uniformë, iu kam lutur Zotit, ‘Inshallah më vjen dita me pasë atë emblemë në krah’. E kam ngjit, edhe e ruaj si sytë e ballit me krenarinë më të madhe”, u shpreh ai.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -