Shperndaje

Moderatorja e njohur Kiara Tito konfirmon rikthimin e saj në një nga programet më të ndjekura të fundjavës, “Portokalli”, që këtë të diel hap sezonin e ri në ekranin e Top Channel, shkruan Raporto24.
Ajo e bëri publike pjesëmarrjen përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Rikthehemi çdo të diel me Portokalli. Mbrëm premiera e sezonit ora 21:00”.


Në prag të rikthimit, Kiara është shfaqur me një paraqitje elegante dhe dinamike, që reflekton stilin e saj të njohur televiziv. Ndjekësit kanë vlerësuar kthimin e saj në skenë, duke komentuar pozitivisht jo vetëm për pamjen e saj, por edhe për energjinë që përcjell, veçanërisht pas pushimit të shkurtër pas lindjes së vajzës së saj.
Me këtë rikthim, Kiara pritet të sjellë një dimension të freskët në programin humoristik, duke e rikonfirmuar rolin e saj si një nga figurat më të dashura dhe të qëndrueshme të ekranit shqiptar.





