back to top
October, 24, 2025
spot_img
BallinaLajmeUran Ismaili takon motoristët: Siguri, rregullim i zhurmës në rrugët e Prishtinës...

Uran Ismaili takon motoristët: Siguri, rregullim i zhurmës në rrugët e Prishtinës dhe pista të dedikuara

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka mbajtur sot një takim me motoristët e kryeqytetit, ku ka diskutuar për mënyrat se si Prishtina mund të ofrojë hapësira më të përshtatshme për ta, në mënyrë që të lëvizin të lirshëm dhe të kultivojnë pasionin e tyre, pa penguar qytetarët dhe qarkullimin urban.


Ismaili si motorist vetë, tha se kryeqyteti duhet t’u ofrojë hapësirë të gjithëve, pavarësisht mjetit të transportit që zgjedhin. Ai u zotua se gjatë mandatit të tij do të krijohen pista të dedikuara për motorë dhe motokros, duke theksuar se edhe problemi i zhurmës së motorëve duhet trajtuar me seriozitet.


“Zhurma e motorëve është kthyer në shqetësim për qytetarët, prandaj do të zbatojmë rregullore në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian për të parandaluar zhurmat e panevojshme,” tha Ismaili.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -