Home Featured Gjykata e dënon me 12 vjet burg të dyshuarin për vrasjen e vjehrrit, ndryshohet kualifikimi i veprës penale

Gjykata e dënon me 12 vjet burg të dyshuarin për vrasjen e vjehrrit, ndryshohet kualifikimi i veprës penale

0
Gjykata e dënon me 12 vjet burg të dyshuarin për vrasjen e vjehrrit, ndryshohet kualifikimi i veprës penale

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Edon Bujupin me 12 vjet burg, në rastin ku ai akuzohej për vrasjen e vjehrrit.

Të njëjtit iu ndryshua edhe kualifikimi i veprës penale nga “Vrasje” në “Vrasje e kryer në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme”.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Bujupi u shpall të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas vendimit, në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, masë e cila iu vazhdua.

Bujupi obligohet edhe për shpenzimet procedurale dhe atë për paushallin gjyqësor shumën prej 100 euro dhe 50 euro të tjera për fondin për kompensimin e viktimave të krimit, në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Edon Bujupi Gjykata Themelore në Prishtinë vrasje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here