back to top
December, 19, 2025
spot_img
BallinaLajmeMilitanti i VV-së, Albert Shabani tërhiqet nga organizimi i marshit të "çmendur"...

Militanti i VV-së, Albert Shabani tërhiqet nga organizimi i marshit të “çmendur” kundër Gjykatës Kushtetuese pasi u ftua nga Policia

- Advertisement -

Militanti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albert Shabani, është tërhequr nga organizimi i një marshimi të paralajmëruar për të dielën, që kishte për qëllim kundërshtimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Pas një takimi me zyrtarët policorë në stacionin policor nr. 92 në Prishtinë, Shabani njoftoi se marshimi do të anulohet përkohësisht, duke u shtyrë për një datë tjetër.

“Sapo dola nga stacioni policor 92, në Prishtinë. Marshi për ditën e nesërme anulohet pas rekomandimeve të zyrtarëve të Policisë sonë,” tha Shabani përmes një postimi në rrjete sociale. Ai shtoi se është zotuar të respektojë këshillat e Policisë dhe se ngjarja do të mbahet në një ditë tjetër që do të njoftohet me kohë.

Shabani falënderoi Policinë e Kosovës për qasjen dhe bashkëpunimin, duke theksuar se i bindet “me plot nder e respekt” çdo rekomandimi të dhënë nga autoritetet.

Marshimi i paralajmëruar kishte ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik për shkak të karakterit të tij kundër një institucioni të pavarur kushtetues, siç është Gjykata Kushtetuese.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -