back to top
December, 19, 2025
spot_img
BallinaLajmeBëhet e ditur koha, ja se kur shpallet aktgjykimi i shkallës së...

Bëhet e ditur koha, ja se kur shpallet aktgjykimi i shkallës së parë për ‘Thaçin e tjerët’

- Advertisement -

Prokurori i Specializuar ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin, në rastin e katërshes. Për ta mbështetur këtë arsyetim, thuhet se ekziston dyshimi se Thaçi ka kryer vepra penale, që bien në juridiksionin e Dhomave të Specializuara.

Ndërkohë, lidhur me këtë çështje gjyqësore, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë, Michael Doyle, në një intervistë për RTK-në, u shpreh për disa procese që lidhen me këtë rast.

Mes tjerash, ai nënvizoi periudhën e përafërt kur pritet shpallja e aktgjykimit të shkallës së parë.

“Siç e kam përmendur më herët ekziston një datë e synuar e caktuar nga Gjykata për fjalët përfundimtare para pushimit me 22 dhjetor, atëherë fillojnë edhe afatet tjera kur do të jenë edhe deklaratat përmbyllëse e pas tyre gjykatësit kanë tre muaj kohë për të lënë gjykimin nëse nuk ndodhë ndonjë rrethanë e jashtëzakonshme”, ka thënë Doyle.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -