back to top
October, 24, 2025
spot_img
BallinaLajmeKurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Enver Petrovcit: Kosova humbi një thesar...

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Enver Petrovcit: Kosova humbi një thesar kombëtar

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, ka shkruar pas vdekjes së aktorit dhe regjisorit kosovar, Enver Petrovcit.

Ai ka thënë se kujtesa energjike dhe qartësia e mendimit e bënin të veçantë, dhe se në çdo takim përçonte frymëzim me liri shprehjeje, kurse me vështrime lucide e humor vitruoz ndriçonte çdo ditë.

Kurti ka thënë se para veprës së ti shtrihet një kalidoskop artistik i pamasë.

“Ai ishte themelues i Teatrit “Dodona” dhe i Shkollës së Aktrimit, profesor në degën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, i dashur për aq shumë gjenerata studentësh. Me rolet e tij të paharrueshme dhe profesionalizmin e përpiktë, ai e ngriti teatrin dhe filmin tonë në skenën vendore, rajonale dhe evropiane. Sot Kosova humbi një thesar kombëtar, por trashëgimia e tij artistike do të mbetet e gjallë, pasuri e përbashkët që institucionet tona dhe komuniteti i artistëve do ta ruajnë e përcjellin brez pas brezi. Ngushëllime të përzemërta familjes, kolegëve dhe të gjithë artdashësve”, ka shkruar Kurti në Facebook. 

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -