back to top
December, 19, 2025
spot_img
BallinaLajmeSkandaloze: Policia me dënime për të gjitha veturat e parkuara në vend...

Skandaloze: Policia me dënime për të gjitha veturat e parkuara në vend të ndaluar afër stadiumit në Prishtinë, por jo edhe nënkolonelin e Policisë (VIDEO/FOTO)

- Advertisement -

Gazetarja kosovare Arjeta Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se policët e Kosovës sot nuk e dënuan nënkolonelin e Policisë së Kosovës pavarësisht se ai kishe parkuar veturën e tij private në vend të ndaluar, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ajo ka bërë të ditur se derisa zhvillohej ndeshja mes 2 Korrikut dhe Lirisë së Prizrenit, policia po dënonte të gjithë personat që kishin shkelur rregullat e komunikacionit, por një gjë të tillë nuk e bën edhe me veturën e nënkolonelit.

Krasniqi ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes si dhe VIDEO ku shihem policët teksa largohen nga vetura e eprorit të policisë pa e dënuar fare.

“Në bashkëbisedim me policët, i pyeta se: “Pse nuk e dënuat nënkolonelin për veturen e prkuar mbi trotuarë? Më thanë se “ËSHTË NËNKOLONEL PËR QATO, i thash se nënkoloneli a nuk është qytetar i këtij vendit? Ai bënë ta parkoj veturen e tij në trotuar kurse ne qytetarët sbon? Thanë se “NUK E PAM TË ARSYESHME QË TA DENOJMË!” – shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Sot, pas përfundimit të ndeshjes mes 2 Korriku dhe Lirisë së Prizrenit në Prishtinë, ndonëse nuk ka parking të mjaftueshëm brenda stadiumit, Policia e Kosovës kanë dalë në inspektim të kësaj pjese për t’i denuar veturat e parkuara mbi trotuare.

Për koiçidencë hasa në veturën e nënkolonelit në fotografinë më poshtë, ku zyrtaret policor në vendin e ngjarjes nuk e denuan nënkolonelin e tyre, pavarësisht që ai theu rregullat bazike të komunikacionit ashtu si krejt të tjerët aty.

Gjithashtu nënkoloneli nuk kishte leje zyrtare në veturen e tij që të parkohet në ndonjë rast të veçant apo urgjence, perveç bexhin dhe me poshtë shihet se ka lënë edhe numrin e telefonit të tij, siç duket ky nënkolonel parkohet kudo dhe se ka problem fare sepse koleget nuk e dënojnë. Poashtu në videon më poshtë shihen qartë zyrtarët policor duke u larguar nga vetura e nënkolonelit të tyre.

Në bashkëbisedim me policët, i pyeta se: “Pse nuk e dënuat nënkolonelin për veturen e prkuar mbi trotuarë? Më thanë se “ËSHTË NËNKOLONEL PËR QATO, i thash se nënkoloneli a nuk është qytetar i këtij vendit? Ai bënë ta parkoj veturen e tij në trotuar kurse ne qytetarët sbon? Thanë se “NUK E PAM TË ARSYESHME QË TA DENOJMË!”

Andaj miq të dashur, kjo policia jonë e dashur, nëse je në pozitë të shtetit dhe ke vënë në xhamin e përparëm një letër se kush je dhe çfarë je, thjesht nuk denohesh edhe pse ti e shkel ligjin njësoj si të gjithë ato vetura aty!

Me shumë dashni dhe respekt për Policinë e Kosovës, por jo për këta polic, shihemi në IPK!

Gazetarja,
Arjeta Krasniqi!

Kosovo Police

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -