back to top
October, 24, 2025
spot_img
BallinaLajmeZgjerohet rrjeti i transportit urban në Prishtinë, lagjet e fshatrat që nuk...

Zgjerohet rrjeti i transportit urban në Prishtinë, lagjet e fshatrat që nuk kishin autobus tash me linja të rregullta

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë lajmin për zgjerimin e rrjetit të transportit urban në kryeqytet.

Lagjet e fshatrat që nuk kanë pasur asnjëherë autobus, tash do të kenë linja të rregullta.I pari i kryeqytetit ka theksuar se do të jenë 30 linja të reja e 172 autobusë modernë.

“Për herë të parë, autobusi shkon në lagje si: Tasligje, Velania, Bledi, Arberia, Sofalia, Qëndres, Nic, Veternik, Zalltar. Po lidhim edhe fshatrat me Kryeqytetin, Marec, Vitia e Marecit, Siqeva, Kolovica, Zllash, Ballaban, Nishec, Gllogovic, Llabjan, Slivov, Shkabaj, Drenoc, Prugoc”, ka shkruar Rama.

“Kryeqyteti ka marrë frymë të re në lëvizje! 30 linja të reja 172 autobusë modern Frekuenca çdo 7 minutanë linjat kryesore. Tani, ka zbritje në secilën lagje të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

Ky zhvillim vjen pas investimeve dhe vendimit për bileta digjitale.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -