back to top
October, 24, 2025
spot_img
BallinaLajmeOVL-UÇK falënderon James Rubinin për dëshminë e tij të “qartë dhe të...

OVL-UÇK falënderon James Rubinin për dëshminë e tij të “qartë dhe të drejtë” në Hagë

- Advertisement -

Shperndaje
Faleminderit z. James Rubin!

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për ish-zyrtarin e lartë amerikan, z. James Rubin, për praninë dhe gatishmërinë e tij që të dëshmojë në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Dëshmia e tij e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën, është një dëshmi tjetër e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, në veçanti gjatë luftës sonë çlirimtare dhe në mbrojtje të vlerave të UÇK-së.

Në emër të të gjithë veteranëve të UÇK-së, i shprehim falënderimin tonë të sinqertë z. Rubin dhe përmes tij, edhe popullit dhe shtetit amerikan, për përkrahjen e pakursyer që i kanë dhënë dhe i japin gjithmonë Kosovës.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -