back to top
September, 19, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendi39 vatra në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e...

39 vatra në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e fundit: Ja sa pika janë aktive

Ministria e Mbrojtjes deklaron se në 24 orët e fundit në vendin tonë, 33 vatra zjarri janë shuar nga 39 vatra të raportuara.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile vijojnë të jenë aktive zjarret në: zonën pyjore Bode, Bashkia Maliq, fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, fshatin Gjadër, bashkia Lezhë, fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan dhe fshatin Kus, bashkia Tiranë.

Për shuarjen e plotë edhe të këtyre zjarreve janë duke punuar strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga ato në nivel qendror. Aktualisht vatrat nuk paraqesin rrezik për zona të banuara.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit