Plazhi i Shëngjinit është prekur nga zjarret masive që shkrumbuan pyjet një ditë më parë.Tashmë ajo që ka mbetur pas është vetëm heshtja, ndërsa flakët kanë shkaktuar dëme.
Pas situatës së rrezikshme ditën e djeshme, pushuesit janë larguar nga resortet ku ishin akomoduar. Krahas pyjeve të djegura kanë mbetur edhe “beach-bar” dhe shezlongë. Ndonëse situata tashmë duket e qetë, zjarrfikësit po vazhdojnë ende punën për mbajtjen e situatës nën kontroll.