back to top
December, 23, 2024
spot_img
BallinaSportiAkil Gjakova në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike

Akil Gjakova në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike

Akil Gjakova ka arritur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’.

Xhudisti nga Kosova ka qenë fantastik edhe në luftën e tij të tretë në Paris, ku përballë e kishte italianin Manuel Lombardo në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Koha e rregullt u mbyll pa fitues derisa dy xhudistët shkuan në ‘Golden score’

Italiani mori tre gabime dhe Akil Gjakova kaloi tutje për në gjysmëfinale.

Xhudisti nga Kosova ka marrë dy fitore radhazi, fillimisht ndaj brazilianit Daniel Cargnin në raundin e parë.

Ndërkohë në rrethin e dytë, Gjakova ka triumfuar ndaj xhudistit austriak Samuel Gassner.

Tani Akilit i duhet edhe një fitore për ta siguruar medaljen olimpike në Paris.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit