back to top
December, 23, 2024
spot_img
BallinaMusic“Isha shtatzënë me djalin kur nëna ime pësoi infarkt dhe ndërroi jetë…”,...

“Isha shtatzënë me djalin kur nëna ime pësoi infarkt dhe ndërroi jetë…”, për herë parë Ledina Çelo flet për vështirësinë për të mbetur shtatzënë dhe përjetimin…

Artistja e dashur e skenës, Ledina Çelo ka rrëfyer si rrallëherë jetën e saj private në ekran. Pasi ndau në “Natën me Aulonën” në MCN lindjen e djalit përmes metodës së fertilizimit artificial, ajo tregoi edhe momentin më të vështirë. Ndërsa ishte në pritje të ëmbël të tij, Ledina mori lajmin tragjik se nëna e saj kishte ndërruar jetë.

“Më i vështirë… të them që ka qenë momenti… unë bëra një lindje cezariane, ai ka qenë një moment shumë i vështirë sepse ishte vërtet shumë e vështirë lindja.

Doja të bëja një lindje natyrale dhe sigurisht e vështirë është edhe humbja e prindërve. Isha shtatzënë me djalin, tre muajshe në atë kohë dhe marr lajmin që nëna ime pati një infarkt dhe aty ishte një moment jashtëzakonisht i vështirë për mua, por u bëra e fortë.

Bashkëshorti s’donte të ma thoshte. Isha e papërgatitur, ajo ishte e papërgatitur si… thashë Ledina po vjen një fëmijë, bëhu e fortë.” – u shpreh këngëtarja.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit