back to top
December, 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiPantina flet për Rilind Gërvallën: Ka qenë aktivist i zellshëm, njerëz brenda...

Pantina flet për Rilind Gërvallën: Ka qenë aktivist i zellshëm, njerëz brenda VV-së kanë punësuar familjarë e miq në RTK

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, që së fundi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për rolin që ka pasë drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, në Lëvizjen Vetëvendosje derisa ajo ka qenë pjesë e partisë.

Ajo në Frontal të T7 tha se Rilind Gërvalla ka qenë i emëruar drejtor në RTK4 dhe se njëkohësisht ka qenë edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ai me siguri vazhdon të jetë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk e di saktësisht çfarë roli ka pasë brenda subjektit. Ai ka qenë aktivist shumë i zellshëm i Lëvizjes. Në atë kohë Rilindi ka qenë i emëruar drejtor i RTK4 dhe filloi të thoshte se nuk është edhe bash keq qashtu qysh po doket Lëvizja Vetëvendosje. Unë e kam pasë një zhgënjim shumë të madh kur kam kuptuar se në fakt edhe njerëz brenda LVV-së kanë pasë ndikim, kanë punësuar familjarë e miq të vet brenda në RTK, pra e kanë shfrytëzuar edhe ata RTK-në”, tha ajo, duke shtuar se kritikat atë kohë ndaj RTK-së i ka pasë mbi mënyrën se si mediumi publik e ka zbatuar ligjin dhe jo për politikat redaksionale.

Pantina tha se kur ka ndodhur ndarja nga Lëvizja Vetëvendosje, Gërvalla kishte qenë aktiv në sulme ndaj atyre që ishin larguar nga partia.

“Edhe në procesin kur ka ndodhur shkëputja, Rilindi ka qenë shumë aktiv në akuza ndaj nesh se në atë kohë nuk pajtoheshim me mënyrën sesi Vetëvendosja bënte politikë. Si aktivist i VV-së. Unë edhe personalisht kam marrë komente, sulme, akuza, fyerje edhe nga Gërvalla, por s’i kam marrë personalisht sepse edhe në atë kohë ka qenë e orkestruar siç është tash.

Ajo tha se presion më të madh tash do të kenë gazetarët e RTK-së që janë distancuar pas shkrimit që publikoi RTK nga një gazetë boshnjake ku sulmohen dy mediume të Kosovës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit