back to top
December, 22, 2024
spot_img
BallinaShow BizzAgron Llakaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten e ndjerë

Agron Llakaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten e ndjerë

Aktori, autori i Al Pazar dhe Fake OFF në Vizion Plus, Agron Llakaj ka ndarë me ndjekësit mallin që i ka pushtuar zemrën prej dy muajsh ikja nga jeta e bashkëshortes së tij, Kostandina.
Përmes një fotoje në llogarinë e tij Instagram, Goni shprehet se edhe pse ditët kalojnë, malli për të bëhet akoma dhe më i fortë.

Postimi i plotë:

“Sot 2 muaj pa Ty!

Kalojnë ditët dhe sërish mbetem i pushtuar nga mungesa jote Kostandina…

dhe jetën e shikoj krejt ndryshe.

sa i pakuptimt ky fati ynë?!

shtyj një ditë, një javë…,sot 2 muaj…,ushqej mendimin se do më kthehesh sërish dhe s’di…,eci rrugës dhe me duket se përpara do më shfaqesh Ti, ke qenë në punë, në bankë a diku..

eci nga liqeni dhe hapat që vijnë mbrapa nga kushdo me ngjajnë me ritmin e hapave tua…,sa herë instiktivisht kthej kokën…,ul ritmin të të pres.. dhe sërish vetem.

Ulem te vendi ynë në kafene dhe porosis gjithmone dy, dy gjysma kafe dhe një shishe ujë…

Ne shtepi çdo lëvizje e hapje e mbyllje dere…,me rrënqeth të gjithin..,mos po vjen ti?!-

” Te kam sjell dy bluza, provoi cila të rri më mirë?!”

Me mungon e qeshura jote…,malli me shqyen për zërin tënd në telefon-” he mo Agron?!

” Pusho pak, mos rri pa ngrenë…,të të pres apo vonon?!”

E ditët shtynë njëra tjetrën e hëna me diellin vazhdojnë ndërrojnë vendet…,unë jo…,te pres Ty.

E si Hachiko jam shndërruar në pritje, ne pritje deri në amshim..,nuk kam një vend ku Ty të të pres,

ne çdo vend më mungon Ti”, ka shkruar Agron Llakaj.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit