back to top
December, 22, 2024
spot_img
BallinaShow Bizz"E ka fituar Big Brother për shkak të lidhjeve familjare që ka me...

“E ka fituar Big Brother për shkak të lidhjeve familjare që ka me Sarën dhe Lorin”, reagon Egla Ceno

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga mbarimi i Big Brother VIP Albania 3.

Sivjet fituese u shpall aktorja Egla Ceno, në vend të dytë u rendit Julian Deda, kurse të tretin e rrëmbeu Romeo Veshaj

Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, fitorja e Eglës është duke u diskutuar akoma në rrjete sociale.

Duket se një pjesë nuk janë pajtuar akoma me këtë dhe po vazhdojnë të bëjnë aludime të ndryshme.

Ish-konkurrentja i është përgjigjur sërish zërave se e ka fituar edicionin e tretë për shkak të lidhjes familjare që ka me drejtuesit e Top Channel.

“Vendosa të them të vërtetën edhe pse dhemb, e vërteta dhemb. Të them të vërtetën pse si tek e fitova unë Bigun”, u shpreh ajo.

Ceno tutje tha: “Sepse ka pasur disa komente tuaja që kanë zbuluar të vërtetën kështu që nuk do të fshihem më dhe po e konfirmoj. Unë e fitova Bigun sepse Ledion Liço, prezantuesi është djali i burrit të tezes xhaxhait të hallës së tezes së babait nga ana e nënës, kurse Lori me Sarën që janë shumë të rëndësishme janë gocat e xhaxhait të tezës së nënës. Kështu që nuk kishte se si mos ta fitoja unë Bigun”.

Ajo në fund shtoi: “Po e them këtë gjë edhe pse do të më kushtojë shumë sepse nuk mund t’i tregoj sekretet e Bigut po e them se ju më zbuluat dhe është më mirë të them të vërtetën. Ja pra, kjo është arsyeja se përse unë e fitova Bigun”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit