back to top
December, 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiRexha: Qeveria do të mbajë përgjegjësi nëse sulmohen gazetarët

Rexha: Qeveria do të mbajë përgjegjësi nëse sulmohen gazetarët

“Të paprecedenta” i ka quajtur sulmet ndaj mediave nga pushtetarët kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha.

Në lidhje me lajmin e “Slobodna Bosna”, mediumi i cili ndërtoi gjoja një ‘hulumtim’ që e dha për lajm ekskluziv se kinse dy mediume në Kosovë janë ofruar në shërbim të shtetit serb: Nacionale dhe Periskopi, Rexha tha se “është vërtetuar se është një media që vazhdimisht përhap lajme të rreme, është në krye të listës të një ‘fact-checking’ në Bosnje dhe Hercegovinë”.

“Ajo çka kemi parë është e paprecedentë, duke nisur nga televizioni publik një informacion i tillë nga një media, e cila siç edhe kanë raportuar më vonë kolegët gjatë ditës, është vërtetuar se është një media që vazhdimisht përhap lajme të rreme, është në krye të listës të një ‘fact-checking’ në Bosnje dhe Hercegovinë që tregon që thjesht shpik, që Qeveria e Kosovës dhe deputetët e LVV-së të bazohen në këto shkrime për të akuzuar mediat se paguhen nga Serbia dhe Vuçiqi është absolutisht e papranueshme”, ka thënë Rexha në Klankosova.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit