back to top
December, 22, 2024
spot_img
BallinaShow BizzRudina Dembacaj tregon vesin e keq të Mark Frrokut: Të rroftë që...

Rudina Dembacaj tregon vesin e keq të Mark Frrokut: Të rroftë që ikëm…

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj ishte këtë të enjte e ftuar në “Pushime on Top”, për të treguar më shumë për projektet e saj të fundit, por edhe për të zbuluar disa detaje nga jeta personale, si për shembull pushimet me Markun.

“Marku ka një ves të jashtëzakonshëm që, për shembull, në Maldive ishte një kilometër plazh vetëm për ne dhe tjetri duhet të ecje shumë që ta takoje. Edhe atje Marku bëri komshinj, gjeti ca shokë, ca gjermanë, ca austriakë… Unë sot, kam arritur në pikën që kur jam me pushime me Markun, gjithmonë postoj foto pasi jemi kthyer nga pushimet, sepse në çdo vend ku shkojmë, Marku ka nga një të njohur, i cili na sjell pesë të njohur të tjerë, ata pesë… E marrin në telefon dhe i thonë “ooo, ti qenke këtu, ku takohemi?” Marku nuk di t’u thotë “Jo” takimeve me njerëzit. Ndërkohë, unë nga ana tjetër, që dua pak qetësinë time. Përderisa largohemi për të ndenjur vetëm, të rroftë pastaj që ikëm jashtë shtetit. Dhe unë kam gjetur këtë stilin…”, tha Rudina duke u ankuar kështu që partneri nuk rri dot pa njerëz të tjerë, edhe kur janë me pushime.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit