Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) ka dal me statistika për çiftet e ndara për muajin maj në Kosovë.
138 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre, thuhet në raport, shkruan Insajderi.
Por gjatë këtij muaji, nuk pati vetëm shkurorëzime, pasi që numri i atyre që kurorëzuan dashurinë e tyre, është dukshëm më i madh.
Sipas raportit, 1 mijë e 307 çifte kanë kurorëzuar dashurinë e tyre
“ Në muajin maj 2024 janë regjistruar gjithsej 1 307 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 138 raste”, thuhet në raportin e ASK-së.