Influencerja e njohur Hati Brika, në një intervistë ekskluzive për “Pushime on Top”, nga qendra më e re tregtare në jug, tregon se është e apasionuar pas detit.
Kam një lidhje shumë të fortë me detin, më pëlqen dhe e ndiej veten shumë rehat. Jam gocë nga Durrësi, këtu do më gjenit patjetër.
E pyetur se kush e solli me makinë, ajo si çdo herë nuk la pa përmendur bashkëshortin e saj, duke thënë:
Me ‘Porsche-in’ që e kam dhuratë nga Jashari i famshëm.
E shumëkomentuar për jetën e saj luksoze, por edhe me aktivitete që nuk e pengojnë edhe pse e përkushtuar ndaj fesë islame, ajo foli pak edhe për paragjykimet nga të tjerët.